Covid-i që po godet dhe Media, që na duhet!

Saturday, 14 August 2021 15:46

 

Nga Petrit Vasili

Covidi që po godet dhe Media, që na duhet!
Situata lidhur me Covid-in është rrezikshëm e paqëndrueshme dhe me tregues pesimistë.
Rritja tepër e fortë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me Covid në ditët e fundit dhe shabllonizmi i masave qeveritare pa efikasitet janë fakte të pakundërshtueshme.
Shqipëria pretendohet se ka arritur imunitetin e tufës, ndonëse rastet e deklaruara zyrtarisht me Covid janë rreth 135 mijë.
Pra nisur nga shifrat zyrtare ky imunitet i tufës nuk duhej të ish arritur, por realiteti flet krejt ndryshe dhe ulja e dukshme e rasteve të reja dhe vdekjeve për një periudhë dy mujore ishte një prove sinjifikative.
Ndërsa vdekjet e deklaruara zyrtarisht janë mbi 2461, ndonëse sipas të dhënave të INSTAT mbi vdekshmërine mbi 10 mije vdekje nga Covid janë të padeklaruara zyrtarisht.
Pra shifrat zyrtare janë qartazi të paverteta dhe kanë shërbyer vetëm si lëndë e parë për propagandën qeveritare duke u kujdesur për fytyrën siperfaqësore të qeverisë dhe jo për të shpëtuar jetën dhe shendetin e njerëzve.
Situata aktuale me rritjen e fortë të rasteve me Covid, pikërisht sa dyfishin e një viti me parë në të njëjtën periudhë, kujtojmë, që Pandemia ishte në kulmin e ofensivës së saj në Europë dhe në botë është tregues shume serioz dhe qe nuk flet për mirë.
Procesi i vaksinimit i cili ka arritur vetëm rreth 25% të popullatës me dy doza është një tregues i cili nuk garanton një situate të qëndrueshme.
Pasiguria shtohet më tej edhe lidhur me aplikimin e disa llojeve të ndryshme vaksinash, nga të cilat ato që janë përdorur më shumë dhe masivisht janë të pa certifikuara nga BE dhe SHBA.
Këto kanë elementet me thelbesore, që konturojnë arsyet e alarmit.
Për fat të keq shifrat në rritje të fortë të rasteve me Covid po përcillen si një rutinë ditore në Median shqiptare.
Media është instrumenti i vetem per te rritur ndjeshmerine dhe per krijuar te gjithe presionin e duhur mbi qeverine per te levizur ne kohe.
Media eshte instrument i pazevendesueshem sidomos kur ke nje qeveri si kjo, qe vetem genjen me shifrat dhe mendon vetem e vetem per propaganden dhe makiazhin e fytyres se saj.
Media është e pazëvendësueshme për përcjelljen dhe përhapjen e mesazheve dhe sugjerimeve profesionale, që vijne nga mjaft profesioniste brenda dhe jashtë vendit, por që absolutisht nuk dëgjohen dhe përbuzen nga qeveria sepse nuk janë në sinkron me menaxhimin politik të situatës, që bën ajo.
Ngjarjet tragjike, që sapo kemi lënë pas muaj më parë kërkojnë krijimin e një Fronti të shëndoshë profesional mjekësor, mediatik dhe shoqëror, që ti bëjmë sa më pak të demshme efektet e Covid dhe Media është jetike për këtë.
Media që na duhet ta marrë rolin e saj, koha eshte tani dhe mësimet e hidhura të se shkuarës nuk duhet të përsëriten

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...