‘Lapsi’ analizon Ramën/ ‘Shqipo mendjefikur, mallkues pa din e pa imam, llum njerëzor'...

Diel, 15 August 2021 20:35

 

Edi Rama nuk rri dot pa i hedhur benzinë zjarrit. Në tekstin e tij për pranimin e qytetarëve afganë që punuan për SHBA dhe që sot ndihen të kërcënuar nga marrja e pushtetit të talebanëve në vendin e tyre, ai ka vërshuar me një lumë sharjesh, ofendimesh akuzash për këdo që ka shprehur në rrjetet sociale një lloj dyshimi apo mos miratimi të këtij akti.

Ndonëse askush nga faktorët relevant të shoqërisë nuk ka shprehur kundërshti ndaj këtij akti, ndonëse opozita pro amerikane deri në qesharakëzim, e ka mbështetur nismën e qeverisë pa ngritur asnjë pikpyetje, Rama sërish ka dashur të zbulojë armiq.

Po të lexosh tekstin e tij ku pranon publikisht se Shqipëria do i thotë po hallit që kanë amerikanët për të mos lënë në baltë ata që i shërbyen në Afaganistan (natyrisht pa i evakuuar direkt për në SHBA), atje nuk ka asgjë prej një burri shteti që ndërmerr një akt solem dhe dinjitoz. Aty mbizotërojnë tonet e një halabaku për të ofenduar dhe përçmuar çdokënq që nuk i bindet vullnetit të tij.

 

 

Lexo: Rama: Afganët nuk do të na i japë SHBA, po do t'i marrim se jemi njerëz mikpritës

 

Gati 40 përqind e këtij teksti të rëndësishëm dominohet nga tonet armiqësore për ‘shqipot mendjefikur’, për ‘mallkuesit pa din e pa iman’ të Facebookut, për ‘llumin njerëzor me shqipe bazike dhe me 100 fajlë fjalor të shkruara për ibret’.

Pothuajse të gjithë paragrafët janë mbushur me këtë armiqësi kundër këtyre armiqve me ‘kafshim të helmatisur’, ‘të verbër’ me ‘patriotizëm si të talebanëve’ , të cilëtë tjetrin e konsiderojnë si një kundërshtar që duhet ‘sakatuar e poshtëruar’.

Kur lexon këtë tekst makabër drithërohesh.

Pse kaq shumë mllef i panevojshëm për këtë temë që ka ngjalluar fare pak polemikë? Pse kaq shumë vrer për një çështje realizimi i së cilës praktikisht nuk has në asnjë pengesë?

Mos vallë Rama ëndërron një shtet totalitar ku asnjeri mos të jetë kundër idesë së tij as në Facebook?

Në këtë rast krijimi i konfliktit nuk përdoret vetëm në të mirë të starategjisë të rëndomtë të autokratëve për të mbretëruar përmes tij. Këtë radhë ai ka dhe një qëllim tjetër. Të japë përshtypjen se pavarësisht vështirësive (që në fakt nuk ekzistojnë), Rama është njeriu që i del përzot amerikanëve në këtë vend. Pra ai i vë zjarrin një sherri fallco me disa komentues të mërzitur Facebooku, për tu paraqitur sikur është në anën e mirë të historisë.

Dhe kjo tendencë për tu shitur si më pro amerikani mes pro amerikanëve duket edhe në paragrafe të tjera. E para kur Rama pohon se ka qenë ai që e ka ngritur i pari problemin e afganëve të rrezikuar nga talebanët në NATO. E dyta kur pa ia kërkuar njeri, ai i jep mend edhe qeverisë së Kosovës se ç’duhet të bëjë nëse SHBA i kërkon të njëjtën gjë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...