Afganët në Shqipëri, Yuri Kim: Nuk e kemi ende numrin e saktë

Tuesday, 17 August 2021 12:48

 

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren Olta Xhaçka ku në qendër të diskutimeve ka qenë ardhja në vendin e tonë e mijërave qytetarë nga Afganistani.

Në një deklaratë për mediat, ambasadorja Kim është shprehur se nuk dihet ende numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Shqipëri.


Ajo theksoi, se ata do të qëndrojnë pak ditë dhe më pas do të largohen drejt SHBA-së.

Ditën e sotme pritet të vijnë dhe afganët e parë në Shqipëri.

 

Pjesë nga deklarata e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim:

Ishte një takim i rëndësishëm për strehimin e afganëve në vendin tuaj dhe vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë për ata që i ikin zonës së luftës. Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 kur ata ikën vetë jashtë kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë.

Detajet nuk janë vendosur ende, por të ardhme do të koordinohemi ngushtësisht. Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linjave ajrore të SHBA.

Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja. Situata po ndryshon shumë shpejt, SHBA po punon shumë ngushtë me qeverinë shqiptare. Nuk kemi një numër akoma, se situata po ndryshon shumë shpejt, ato do të vijnë këtu dhe do të shkojnë në destinacion final SHBA, disa po shkojnë direkt në SHBA-ja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...