Kaosi në aeroportin e Kabulit, Joe Biden: Një nga fluturimet më të mëdha dhe të vështira në histori

Premte, 20 August 2021 20:23

 

Presidenti amerikan, Joe Biden është duke dhënë një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, mbi situatën në Afganistan.
"Kemi bërë një proces të rëndësishëm", thotë Biden, duke theksuar se SHBA ka siguruar aeroportin e Kabulit dhe po vazhdon me evakuimin e civilëve.
"Ky është një nga fluturimet më të mëdha, më të vështira në histori", thotë ai.

 

"Më lejoni të jem i qartë. Ne do të lejojmë të shkojë në shtëpi, çdo amerikan që dëshiron të kthehet", zotohet ai.

"Nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar" për shkak të rrezikut në terren.

Ndërsa Presidenti Biden më parë ka fajësuar afganët për dështimin e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar më shumë aleatë përpara marrjes së papritur të pushtetit nga talebanët këtë muaj, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë Associated Press se diplomatët amerikanë kishin kërkuar zyrtarisht javë më parë që administrata Biden të shtonte përpjekjet e evakuimit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten për t'u evakuuar përpara afatit të 31 gushtit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat e saj nga vendi, megjithëse ritmi u shtua shpejt. Një zyrtar i mbrojtjes tha se rreth 5,700 njerëz, përfshirë rreth 250 amerikanë, u evakuuan nga Kabuli me 16 avionë transporti C-17. Gjatë dy ditëve të mëparshme, rreth 2,000 njerëz në ditë u transportuan me avion

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...