'COVID po i bie këmbanave, ndërsa Shqipëria rrokulliset drejt një katastrofe të re'

Diel, 22 August 2021 10:13

 

Nga Tritan Shehu.

Fatkeqësisht, çfarë kemi paralajmëruar prej muajsh po ndodh. Në realitet, infeksionet e vdekjet sot janë më të larta se komunikimet zyrtare, siç dhe u zbulua deri tani me 16 mijë humbjet e jetëve.

 

Ndërkaq kjo Qeveri e papërgjegjshme qëndron në gabimet e pasivitetin e saj. Prandaj dua të rikujtoj çfarë kam thënë për vaksinimin në këtë situatë të rëndë kur Shqipëria është shumë larg imuniteve pasive dhe atij vaksinues:

 

 

1- Është faj e mashtrim edhe më i rëndë i Qeverisë ndaj shqiptarëve t’u ofrojë akoma vaksina të paçertifikuara, kineze e ruse të paefektshme. Kjo duhet ndaluar e ndryshuar menjëherë, siç veproi dhe Kosova.

 

2-Ndërkaq të gjithë ata që kanë marrë deri më sot këto vaksina, duhet të futen në proces rivaksinimi të plotë (me dy doza), me ato të miratuara nga EMA. Këtë po bëjnë dhe vende si Turqia, nga ne u furnizuam me vaksinat kineze.

3- Prej muajit tetor të organizohet aplikimi i dozës së tretë për të vaksinuarit me ato të sigurtat, duke respektuar 6-9 muaj distancë nga doza e dytë.

4- Duhet të zgjerohet gama e të vaksinuarëve që prej moshës 12 vjeç.

5-Me realizimin e këtyre pikave hapet rruga e futjes në përdorim të “Green pass” me rregulla te qarta e demokratike.

6-Për të realizuar imunizimin e domosdoshëm të 85% të popullsisë me vaksinim të plotë, kërkohen mbi 5,5 milionë doza të sigurta, e realizueshme kjo.

7-Ka dhe masa të tjera të domosdoshme të kërkuara, që lidhen me rimodelimin e kujdesit parësor për forcimin e zgjerimin e gamës së procedurave Covid të tij, rimbursimet, përgatitjen e të gjitha spitaleve, përmirësimet e shërbimeve, reanimacionit për të korrigjuar indekset e tyre, liberalizimet në treg, etj. Por që për të keqen e shqiptarëve, këto “këmbana” nuk po e zgjojnë Qeverinë! Pra ditë më të këqija na presin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...