Ndarja e banesave, Berisha: Grushta e dajak vendçe në narko-bashkinë e Kurbinit!

Diel, 22 August 2021 13:43

 

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama publikon dita ditës, blloqet e ndërtesave që po ngrihen në Kurbin për të pastrehët nga tërmeti, ka nxitur ethet dhe panikun tek zyrtarët vendorë që kanë përfituar nga tenderat dhe po shpresojnë të korrin fryte të tjera me aferat korruptive në ndarjen e këtyre banesave.

“Grushta e dajak vendçe në narko-bashkinë e Kurbinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, ka paralajmëruar i pari sot, ish-Kryeministri Sali Berisha, duke cituar qytetarët që tregojnë skandalet që po ndodhin, sei si janë përfshirë në këto afera kryebashkiakja e Kurbinit dhe familjarët e saj.


“Dajak dhe grushta në bashkinë Kurbin, - tregon njeri prej tyre në mesazhin e publikuar nga Berisha. - Nënkryetari i bashkisë ka rrahur me grushta dhe karrike, Drejtorin e Zyrës së Shërbimeve në një lokal për prishje në pazaret e tenderave.

Qytetarët, pronarë të truallit ku po bëhet rindërtimi i banesave në Laç, kanë rrahur në mënyrë barbare me bishta lopatash e kazmash, burrin e Kryetares së bashkisë Kurbin, Majlinda Carës, sepse ka filluar të ndajë banesat në mënyrë klienteliste. Korrupsioni në bashkinë Kurbin është galopant.

Kryetarja injorante është ushtare e korrupsionit, zbatuese e pisllëqeve korruptive të Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës, prandaj edhe njerëzit vazhdojnë të mos marrin banesat e tyre që u takojnë me ligj.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...