Marrëdhënia ‘speciale’ Rama-Vuçiç, vjen paralajmërimi i fortë nga presidenti i Kroacisë

Premte, 27 August 2021 12:14

 

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare për marrëdhënien “speciale” që ka ndërtuar me Beogradin dhe posaçërisht për atë mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në një intervistë për mediat duke folur për turin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, (i cili këshillon edhe Vuçiç, edhe Ramën), në rajonin tonë dhe vizitën e tij në Zagreb, Milanoviç deklaroi se vendi që ai drejton nuk ka nevojë për ato lloj marrëdhëniesh siç i ka ndërtuar Serbia me Shqipërinë.
Pavarësisht se presidenti kroat thotë se nuk i di detajet e kësaj marrëdhënie specifike, Shqipëri-Serbi, dhe se nuk është ai që vendos për këtë gjë, duket se fjalët e tij janë një kambanë alarmi për vendin tonë.

“Unë nuk do të doja të tingëllojë i vrazhdë, por unë mendoj se Kroacia nuk ka nevojë për atë lloj marrëdhënieje, siç bëjnë Serbia dhe Shqipëria. Por unë nuk vendos për këtë dhe nuk i di detajet ", tha Milanoviç, raporton media Jutarnji list e Zagrebit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...