PD me 4 nënkryetarë të rinj, zgjidhet nënkryetari i Kuvendit dhe kreu i grupit Parlamentar

Diel, 29 August 2021 15:43

 

Rifreskim të posteve do të ketë edhe në selinë blu, rikonfirmime dhe ndryshime pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Pas 8 viteve në karrigen e nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do ta kenë më postin në shtator.

Këto dy emra do të zëvendësohen nga Enlekejd Alibeaj, i cili do të propozohet edhe si nënkryetar i Kuvendit, dhe Alfred Rushaj i cili krahas postit të nënkryetarit do të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Jorida Tabaku, që do të angazhohet në marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma, do të jenë po ashtu nënkryetare të PD-së. Në postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, rikonfirmohet Gazmend Bardhi.

Ende nuk janë bërë publik emrat që do të jenë në krye të sekretariateve të tjera të rëndësishme për organizimin e partisë demokratike përfshirë sekretarin organizativ, sekretarin për çështjet ligjore, sekretarin për çështjet zgjedhore apo atë për burimet njerëzore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...