Lajçak e cilëson 'Open Balkan' si konkurencë të pashëndetshme, për proceset evropiane

Tuesday, 31 August 2021 09:54

 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka cilësuar nismën e “Open Balkan” si konkurrencë të pashëndetshme për proceset e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai në Forumin Alpbachut ka thënë se në këtë rast, kjo iniciativë nuk është konkurrencë e shëndetshme, duke shtuar se ka shumë nisma të tjera të cilat kanë të njëjtin qëllim siç është edhe CEFTA.
Lajçak ka thënë se iniciativa të tilla duhet t’i afrojnë më shumë vendet partnere se sa t’i përçajnë e largojnë ato. Ai ka shtuar se duhet shmangur situatat kur platformat e tilla i bëjnë këto vende garuese me njëra-tjetrën.

 

 

“Open Balkan” është nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi deri tash e kanë refuzuar bashkimin në këtë nismë. “Open Balkan”, nga nismëtarët e tij është proklamuar si një zonë “Mini-Schengen”.

Modifikuar më E mërkurë, 01 September 2021 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...