Presidenti slloven: Kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë

E mërkurë, 01 September 2021 17:49

 

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka bërë një deklaratë të fortë në samitin e Bled që po zhvillon punimet në Slloveni, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, si dhe disa nga drejtuesit e qeverive dhe vendeve të rajonit.

Pahor tha se kufijtë nuk mund të ndryshohen në mënyrë të paqtë, duke rikthyer në vëmendje debatin e mëparshëm lidhur me ndryshimin e kufinjve mes Serbisë dhe Kosovës, një iniciativë kjo që krijoi debate të forta në politikën shqiptare dhe për të cilën akuzohej Rama dhe Vuçiç si mbështetës.

 
Pahor gjithashtu u shpreh kritik lidhur me ngadalësinë e procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se ritmi i ngadaltë i procesit ka të paktën 4 pasoja nevative.

 

“Dobëson besimin e ndërsjelltë; ngadalëson procesin e reformave; rritet nacionalizmi; ka hapësirë për rritjen e ndikimin nga vende të tjera. Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të vendosen në mënyrë të paqtë. Kjo është deklaratë e imja mjaft e vendosur.

 

Vetëm zgjerimi mund të përforcojë sigurinë e rajonit. Unë besoj se në strategjinë e zgjërimit, BE duhet të bëjë më shumë që procesi i zgjerimit të bëjë më shumë. Nisma Ballkani i Hapur sipas meje ka potencial të madh për të shtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. E di se ka pikëpamje të ndryshme, por më lini të pohoj qëndrimin tim”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...