Shehu: Regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi, duhet përmbysur me çdo kusht

Saturday, 04 September 2021 17:35

 

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në një intervistë në Syri Tv, me moderatorin Bledi Marku, deklaroi se regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi.

Shehu thekson se duhet të bashkohen të gjitha forcat opozitare e ky regjim duhet të përmbyset me çdo kusht.

“Regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi, duhet përmbysur. Po shkojmë drejt një trendi shkatërrues. Qeveria e re është e autokratëve. Rama është regjimi, të tjerët janë kukulla. Duhet përmbysur ky regjim, për të ndaluar këtë katastrofë të madhe ku po shkojmë. Vendimi për të hyrë në parlament është i drejtë, sepse opozita s’ka marrë pak, por afër 700 mijë vota.

Regjimet rrëzohen e kjo gjë nuk ka diskutim. Qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre e kjo është që të lënë vendin e të ikin nga Shqipëria. Kjo qeveri është gati ta lërë vendin me as 1 milionë banorë. Është tablo tragjike e gjitha kjo. Ky regjim nuk ndryshon, ndryshon aq sa mund të ndryshojnë talebanët. Gjithë opozita, brenda dhe jashtë parlamentit, duhet të bëhet bashkë për të përmbysur këtë regjim”, deklaroi Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...