Analisti amerikan për zhvillimet në Malin e Zi: Projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish aktual. Administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë

Diel, 05 September 2021 14:08

 


Analisti Janusz Bugajski i Fondacion Jamestown/Washington DC ka komentuar zhvillimet në Malin e Zi, ku prej dy ditësh ka pasur përleshje e protesta për shkak të një ceremonie fetare nga Kisha Ortodokse Serbe. Bugajski deklaron se më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish është aktual.

“Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bëjmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet të pavarur”, deklaron ai.

Sipas Bugajskit, administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë.

“Gjithashtu i rëndësishëm është edhe neoimperializmi rus, për të cilin Ballkani është pikë e rëndësishme, ndërsa Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit. “Rusia në vitin 2016 ishte e implikuar në përpjekjen për grushtet në Malin e Zi. Administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë!”, shprehet analisti amerikan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...