Ringjallje e grupeve terroriste? Gjenerali i lartë amerikan paralajmëron: Mund të nisë luftë civile në Afganistan

Diel, 05 September 2021 18:25

 

Afganistani “ka të ngjarë” të përfshihet nga lufta civile tha të shtunën një gjeneral i lartë amerikan, duke paralajmëruar se kushtet në të cilat ndodhet vendi mund të diktojnë një ringjallje të grupeve terroriste.

Talebanët pushtuan Afganistanin falë një fushate rrufe, ndërsa forcat amerikane po tërhiqeshin nga vendi. Grupi i islamistëve të vijës së ashpër është kundërshtuar vetëm nga provinca veriore Panjshir.

“Sipas vlerësimit tim, ka të ngjarë të krijohen kushtet e një lufte civile”, tha për rrjetin televiziv “Fox New” Gjenerali Mark Milley, Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Ai ngriti pikëpyetje nëse talebanët, të cilët nuk kanë shpallur ende qeverinë, do të jenë në gjendje të konsolidojnë pushtetin dhe të vendosin një qeverisje efektive.

“Mendoj se ekziston të paktën një mundësi e mirë për një luftë më të gjerë civile, që më pas do të çojë në një ringjallje të al-Kaidës apo të ISIS-it e grupeve të tjera”, 

Vlerësimi i Gjeneralit Milly ishte i zymtë, duke theksuar se ai nuk mund të parashikonte se çfarë do të ndodhte më pas në Afganistan.

“Kushtet janë shumë të mundshme që mund të shohim një ringjallje të terrorizmit në atë rajon brenda 12, 24 apo 36 muajsh”, tha zoti Milley për Fox News.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e parë talebanë në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, që strehohej në atë vend.

Qeveritë perëndimore druhen se Afganistani mund të bëhet përsëri një strehë për ekstremistët.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ruajnë disa kapacitete “të pranishme në rajon” për të goditur çdo kërcënim ndaj sigurisë që vjen nga Afganistani./ Marrë nga VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...