Vizita e Merkel në Shqipëri/ Ambasadori gjerman takon Bashën dhe e informon mbi axhendën e Kancelares

Tuesday, 07 September 2021 09:25

 

Pak më shumë se një javë nga vizita që do të zhvillojë Kancelarja gjermane në Shqipëri, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, në selinë blu.


Burime nga takimi thanë për gazetën “Panorama” se kryediplomati gjerman ka informuar kreun e PD-së për vizitën e nivelit të lartë që do të zhvillojë në rajon. Një ditë para se të vijë në Shqipëri, mësohet se Merkel do të jetë në Beograd, ndërkohë takimet do të zhvillohen me Kryeministrat e vendeve të rajonit. Po ashtu mësohet se fokusi i takimeve do të jetë në lidhje me Procesin e Berlinit.

Kancelarja gjermane mbështet Procesin e Berlinit dhe jo nismën e tre liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për Ballkanin e Hapur. Merkel do të jetë në postin e Kancelares deri në fund të muajit shtator, pas tri mandatesh radhazi në këtë post.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare. Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtare të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...