Europol: Tregu i kokainës edhe më i dhunshëm, ja roli i bandave shqiptare

Tuesday, 07 September 2021 20:45

 

Këtë të martë Europol ka publikuar një raport prej 27 faqesh në lidhje me trafikun e kokainës në Europë.

Sipas këtij raporti, Belgjika dhe Holanda, dy shtete ku bandat kriminale janë forcuar së shumti vitet e fundit, janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës.

 

Sipas Europol bandat kriminale përdorin qytetet që kanë Porte si ai i Roterdamit, Hamburgut dhe sidomos Antverpin për të transportuar drogën në Holandë.

 

Ky shtet sipas raportit i cili ëshët përpiluar së bashku me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, është qendra ku nis shpërndarja e kokainës në të gjithë Evropën.

 

Emigrantët tentuan të arratiseshin, arrestohet drejtuesi i furgonit në Pogradec
Kjo ka bërë që Spanja të kapërcehet si rrugë kryesore e kontrabandës, ku vetëm vitin e kaluar, në Antverp të Belgjikës u kapën rreth 65.6 tonë kokainë. Në shkurt, Gjermania dhe Belgjika kapën bashkërisht 23 tonë – një sasi kjo që u cilësua si rekorde.

Duke e klasifikuar si të rritur tregun e kokainës në Evropë kryesisht me furnizimet e shtuara nga Kolumbia, ku një marrëveshje e paqes me grupin gueril FARC, e arritur në vitin 2016, ka hapur sipas Europol tregun për konkurrencë. Bandat evropiane të drogës shpesh operojnë përgjatë vijave familjare, etnike ose gjuhësore, “duke përfshirë bandat marokene dhe shqiptare”, si dhe “grupin mafioz Ndrangheta të Italisë”.

Kokainë është është tashmë droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore pas kanabisitme 4.4 milionë përdorues

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...