Dha dorëheqjen nga LSI, Luan Rama takohet me pronarin e rtv Ora , Ylli Ndroqi

E mërkurë, 08 September 2021 22:42

Dha dorëheqjen nga LSI,
Luan Rama takohet me
pronarin e rtv Ora , Ylli Ndroqi.

Pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish zëvendëskryetari i kësaj partie Luan Rama deklaroi përpara disa ditësh në një intervistë dhënë për “News 24” se ka paraqitur një projekt në disa subjekte mediatike dhe është në diskutim me to, mbi mundësinë që t’i kthehet profesionit të gazetarit.

Edhe pse Luan Rama nuk e zbuloi se ku e ka paraqitur projektin e tij, me sa duket nje nga mediat ku ish drejtuesi i lartë i LSI-së ka paraqitur projektin e tij, ështē edhe radiotelevizioni Ora, teksa është parë sot në shoqërinë e pronarit të këtij televizioni Ylli Ndroqi, siç duket edhe nga një foto që ka mbërritur në redaksinë tonë.

Po sot Luan Rama është parë të futet edhe në mjediset e pallatit Coin ku gjithashtu gjendet edhe redaksia e televizionit A2cnn.

Nisja e sezonit të ri parlamentar që e gjen ish deputetin e LSI-së në dy legjislatura jashtë parlamentit, me sa duket do të na japë mundësinë ta shohim atë në ndonjë nga ekranet e televizioneve.

Luan Rama në fillimet e karrierës së vet ka qenë gazetar për shumë vite dhe edhe kryetedaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...