A ka marrëveshje Rama-Basha? Berisha: Kemi përpara ujkun

E Enjte, 09 September 2021 21:24

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi disa herë në Çim PEKA LIVE se kryetari i PD, Lulzim Basha sot ka dorëzuar sovranitetin e PD-së, pas lobimit të Edi Ramës dhe Sorosit.

I pyetur se a është PD tani një parti e Sorosit, Berisha tha: “Shqipëria është republika e Sorosit”.

I pyetur se përse ka heshtur kur Basha përjashtonte drejtuesit e PD, ai tha: “Nuk kam dashur të implikohem për vendimmarrjen. Për të gjitha veprimet, unë ia kam thënë dizaprovimin tim”.

 

Berisha nuk komentoi direkt nëse do të themelojë një parti të re.

“Unë besoj se këto që të thashë, që Sali Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat shqiptar, për të rivendosur sovranitetin e PD-së, që Lulzim Basha sot mund të kishte dhënë 5 herë dorëheqje para se ta shkelmonte në këtë mënyrë,” tha ai.

I pyetur nëse do të kërkojë dorëheqjen e Bashës, ai tha se i qëndron deklaratave të mësipërme.

Moderatori Peka e pyeti nëse ka një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

“Këtu kemi përpara ujkun, jo gjurmën,” tha Berisha duke qeshur

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...