A do të tentojë rikthimin në krye të selisë blu? Sali Berisha paralajmëron: Ju garantoj që PD-ja do të ziejë fuqishëm! Ja cila është ambicia ime

E Enjte, 09 September 2021 22:19

 


Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se Partia Demokratike do të ziejë fuqishëm pas vendimit të kryedemokratit Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

“Absolutisht, PD-ja do ziejë fuqishëm, ju garantojë për këtë”, tha Berisha gjatë intervistës në emisionin “Opinion”.

Berisha u shpreh Basha duhet të kishte mbledhur të paktën një Kuvend apo referendum lidhur me vendimin për përjashtimin e tij.

“Nuk ka synim për ta përçarë, ka synim për t’i kthyer sovranitet PD-së. Pa sovranitet PD është një rreckë opozitë. Z. Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD. Ai dhe askush nuk e ka një mandat të tillë. Duhet të mblidhte të paktën ose referendum në parti, ose Kuvend në parti. Të shtonte në statut të partisë: Largimin nga Parlamenti të personave non grata. Nuk e votonte kurrë atë. Pse nuk e votoi Ilirjan Celibashi bllokimin e Tom Doshit?!”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të tentojë rikthimin si kryetar i Partisë Demokratike, Berisha u shpreh: “Ambicia ime është një. Në planin e brendshëm do bëjë gjithçka që t’i rikthejë PD-së sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë. Jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues të këtij vendi. Besimi im i madh është te demokratët dhe te shqiptarët. Kam bindjen se jo vetëm dhjetëra mijëra demokratë janë lënduar sot, por janë lënduar dhjetëra e mijëra, e qindra mijëra shqiptarë që besojnë se Shqipëria është një vend sovran, se forcat politike duhet të qëndrojnë si forca sovrane”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...