Nga Sali Berisha/Nderim të thellë për viktimat e 11 Shtatorit dhe ata që ranë kundër terrorizmit

Saturday, 11 September 2021 12:47

 

Nga Sali Berisha - 11/09/2021

Sot, 20-vjetori i sulmit terrorist barbar të al Qaeda-s ndaj SHBA, në të cilin u goditen me avion Kullat Binjake në New York, ndërtesa e Pentagonit në Washington. Nga ky akt terrorist gjetën vdekjen 2797 qytetarë amerikanë dhe u plagosën mbi 6000 të tjerë.

Ky sulm mizor ndryshoi më shumë se çdo gjë, SHBA-në dhe botën në këto dy dekada. Osama Bin Laden dhe pas tij al-Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijëra anëtarë të falangave të tyre morën nga SHBA-ja ndëshkimin që meritonin. Por, përsëri sot, veçanërisht pas fitores së talebanve në Afganistan nuk mund të thuhet se bota është më e sigurt nga terrorizmi islamist.

Sot është një ditë për të shprehur nderimin tonë të thellë për viktimat e 11 Shtatorit, por edhe për të gjithë ata që ranë për t’u bërë të pavdekshëm kundër terrorizmit, për të bërë SHBA-në dhe botën, një vend më i sigurt si dhe mbështetjen e plotë për luftën ndaj këtij armiku të egër të njerëzve të lirë në mbarë botën.

 

P.S. Foto tregon ngritjen e 7000 mijë flamujve të SHBA në një park të ndërtuar në Sant Louis në nderim të viktimave të 11 Shtatorit

Modifikuar më Saturday, 11 September 2021 12:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...