Kryetarët e degëve-Bashës: Demokratët do ta presin Berishën

Saturday, 11 September 2021 22:34

 

Zbardhen të tjera detaje nga takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve.

Syri mëson se kryetarët e degëve i kanë thënë Bashës se nëse Sali Berisha vjen në bazë, demokratët do ta presin.

Ata e kanë pyetur Bashën se nëse Berisha i kërkon të pijë kafe, a do e takonte. Basha është përgjigjur pozitivisht. 'Edhe demokratët kështu do veprojnë,' i kanë thënë kryetarët e degëve.

 

Kujtojmë se më herët Syri raportoi se krerët e degëve i

kanë kërkuar që të zbresë në bazë, por Basha ka refuzuar. Ai ka vazhduar të fshihet, duke deklaruar se dalja në bazë nuk është produktive.

Pasi kryetarët e degëve thanë se Basha duhet të dalë para demokratëve dhe të sqarojë pse vendimi nuk ishte kolegjial, ai vazhdoi të fshihet.

Refuzimi i Bashës për të dalë para demokratëve në bazë vjen në kohën kur ish- kryeministri Sali Berisha ka premtuar lëvizje në bazë. Frika e Bashës për të dalë para bazës buron nga fakti se druhet se do përballet me episode si ai i djeshmi. Kujtojmë se Basha u prit nga mbështetësit e PD me thirrjet: Turp dhe tradhtar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...