A ka dosje penale apo hetime për ministrat "Rama 3"? Meta vë në lëvizje edhe në SPAK . Përgjigjja pritet brenda 2 ditësh

Hënë, 13 September 2021 12:49

 

Jo vetëm Prokuroria e Përgjithshme por disa institucione do i kthejnë përgjigje presidentit Ilir Meta për kërkesën e tij lidhur me ministrat e kabinetit “Rama 3”.

 

RTV Ora mëson se një kërkesë e ngjashme i është dërguar edhe prokurorisë së posaçme SPAK.

 

Po kështu menjëherë pas shkresës prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion prokurorive të rretheve të verifikojnë brenda datës 15 shtator, nëse ndonjë nga emrat e propozuar nga Rama për ministër është regjistruar për hetim. Në kushte normale një kërkesë e tillë ka një afat kohor 15 ditor, por në këtë rast prokuroria do i kthejë presidentit përgjigje brenda datës 15 shtator” raporton RTV Ora.

 

Rama kërkon dekretimin e ministrave, Meta i 'çon' në Prokurori: Kërkoj verifikim për secilin prej tyre
Ka kallzime të shumta në SPAK por në rastin konkret bëhet fjalë për hetime, sepse në shumicën e rasteve prokuroria i ka pushuar këto hetime ose i ka ende në verifikim dhe nuk i ka regjistruar si persona në hetim. Megjithatë mbetet për tu parë përgjigjja e prokurorisë që do I dërgohet presidentit Meta, raporton gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...