Berisha nis të enjten takimet me anëtarësinë, Takimi i parë në Tiranë

Hënë, 13 September 2021 22:34

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ka deklaruar se do të nisë lëvizjen e tij në PD.

 

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka”, Berisha tha se takimi i parë me bazën e PD, do të jetë në Tiranë ditën e enjte e më pas në të gjithë Shqipërinë.

 

Ai tha se PD duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike, dhe lëvizja e tij vjen për bashkim dhe zmadhimin e kësaj force poltike.

 

“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes persona. Takimin e parë e kam ditën e enjte. Më pas në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...