Albin Kurti pas takimit me Merkel: Procesi i Berlinit rruga për integrim, ‘Open Balkan’ nuk ka BE-në brenda

Tuesday, 14 September 2021 16:51

 

Kryeministri i Kosovës ka dalë para mediave pas takimit me dyer të mbyllura që zhvilloi me kancelaren Angela Merkel në Tiranë.

I pyetur nga mediat mbi diskutimin që zhvilloi, Kurti tha se ka theksuar 4 elementë që të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.

“Për vendet tona theksova se janë 4 elementë të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë në rrugën e BE.E para sundimi i ligjit që vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta demokratizimi që mundëson media të lira dhe vepron kundër autokratëve, e treta ballafaqimi me të kaluarën e që nuk lejon në liri kriminelë të luftës dhe e katërta repricoiteti, simetria i te drejtave të pakicave kombëtare në kundërshti me hemegjonite nacionaliste në Ballkan. Janë elementë për paqe dhe sigurinë drejt BE”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës shton se kanë folur me Merkel edhe për raportet me Serbinë. Sipas Kurtit statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm.

“Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë , janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve me njera tjetrën.

Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova gjatë takimit se Kosova nuk kthehet në 2008 kur shpalli pavarësinë.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe formimit të qeverisë 22 mars në Kosovë ka stabilitet institucional.

Jemi për marrëdhënie të mira rajonale e fqinjësore nuk e kompesojmë Serbinë me territor për humbjet që i ka shkaktuar regjimi i Milloshevic, krimet e luftës nuk do ti harrojmë e nuk do ndalemi për të kërkuar drejtësi.

Shpjeguam qëndrimin tonë dhe Merkel u interesua për mbarvajtjen e dialogut në Bruksel, ku ndërmjetësues është Lajcak, i cili vjen nesër në Kosovë. Ka edhe mospajtime të thella.

Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës si qytetarë jam i gatshëm ti dëgjoj, por ankesat e Serbisë për humbjet që i ka pësuar si shtet i padrejtë. Procesi i Berlinit është i mjaftueshme për rrugëtim evropian dhe nuk ka nevojë për alternativa tjera. Iniciativat rajonale nuk besojmë të bëhen pa BE brenda. Dallimi mes procesit Berlinit dhe Open Ballkan është se në të dytën nuk e kemi BE”, tha Kurti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...