Pak orë para nisjes së Foltores, Berisha u dërgon mesazh mbështetësve

E Enjte, 16 September 2021 13:18

 

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme (16 shtator) në orën 18:00 në hotel Rogner edhe takimin e parë me bazën lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Pak orë para takimit, Berisha ka postuar një mesazh për ndjekësit e tij.

"Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë foto ditën që nisim Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike!' shkruan Berisha.

 

Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratët që nis në Tiranë dhe do të udhëtojë në të gjithë vendin.

 

Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ditën e djeshme (15 shtator) kërkuan referendum për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...