Berisha : Sekretari Pompeo nuk do ta firmoste kurre ate vendim

E Enjte, 16 September 2021 18:52

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara mbështetësve të tij në Tiranë se vendimi për shpalljen e tij non-grata nuk është bazuar në asnjë provë apo fakt.

Ai zbuloi para tyre se do të shpallej non-grata për konspiracion, pasi ndaloi projektin për ndarjen e Kosovës.

 
“Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit dhe për afrimin e Shqipërisë me SHBA dhe BE, po damkoset pasi mafia e Sorosit dështoi të më dizenjojë non-grata për konspiracion kundër SHBA,” tha Berisha.

 

“Hashim Thaçi do bënte operacion territorin e Kosovës. Unë në fakt i kthehem dhe ia kundërshtoj me argumente, pa fyerje se kjo është zhbërje e Kosovës, se kjo bie në kundërshtim me çdo akt për pavarësinë e Kosovës.

 

Thaçi ishte me dosje atje dhe atë dosje e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin paraqitur projektin në të gjithë kancelaritë, duke thënë se janë dakord të gjithë. E tha edhe John Bolton, pse të kundërshtojmë një projekt që janë dakord të gjithë.

Ai ishte projekti për ndarjen e Kosovës. Rama dhe Thaçi donin të masakronin Kosovën”.

“Thaçi më kërkoi takim, unë i thashë se nuk ka takim dhe nuk lëshoj. Këtë moment këta e shfrytëzuan për të thënë se kjo është veprimtari konspirative e Berishës dhe kështu u futa në listën e sanksioneve, që sekretari Pompeo nuk do e pranonte kurrë dhe më pas erdhën këta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...