Meta për situatën politike: Është cenuar sovraniteti i vendit

Premte, 17 September 2021 14:05

 

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar demokracinë në pikë kritike, pasi sipas tij është cenuar sovraniteti i vendit dhe u është hequr qytetarëve e drejta për të vendosur. Nga Korça Meta nuk ka pranuar të komentojë lëvizjen e liderit historik të PD-së, por u shpreh se 'doktor Berisha është si vera, që sa më shumë vjetërohet aq më mirë bëhet'.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën politike në vend, dhe zhvillimet në kampin opozitar, duke deklaruar se demokracia në vend, është në gjendje problematike. Nga Korça, i pyetur për përjashtimin e ish-kryeministri Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së, pas kërkesave të ambasadores amerikane, Kreu i shtetit deklaroi se vendit duhet ti rikthehet sovraniteti.

 

Pas insistimit të gazetarëve, i pyetur për aksionin e ndërmarrë nga lideri historik i të djathtës Sali Berisha, për foltoren me demokratët, Meta tha se ‘është si vera, sa më i vjetër aq më i mirë bëhet’.

 

 

Presidenti e argumentoi heshtjen e tij, pas 25 prillit, me faktin që protagonzimi i tij, deri në ditën e zgjedhjeve, lidhej me situatën problematike, parlamentin ku mungonte opozita e vërtetë dhe tentativat e mazhorancës për të kapur shtetin dhe gjykatat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...