Rama e quan presidentin Macron ‘gënjeshtar’, BE-në ‘turp’ dhe pranon se afganët do rrinë këtu

Hënë, 20 September 2021 16:39

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median e madhe franceze ‘Liberation’, ka zbuluar se një pjesë e afganëve që fillimisht u akomoduan përkohësisht në vendin tonë, do të qëndrojnë përgjithmonë këtu. Gjithashti ai ka përgënjeshtruar presidentin francez Emanuel Macron dhe nuk ka nguruar që të sulmojë vendet e

I pyetur nga korespondenti i të përditshmes ‘Liberation’ në Tiranë, Luis Seiller, për deklaratën e Macron se Shqipëria do të paguhet për pranimin e refugjatëve afganë, Rama është përgjigjur ftohtë: ‘Kjo është e pavërtetë’.

 

Ai ka shpjeguar, se një pjesë e afganëve që kanë mbërritur kanë punuar në vendin e tyre për organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se janë ato që mbulojnë shpenzimet e tyre, por pa i dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

 

Kryeministri Shqiptar ka pohuar në intervistë se SHBA-të i kanë propozuar Tiranës zyrtare financim për ngritjen e kampeve të refugjatëve, por se kjo gjë nuk është pranuar nga qeveria Shqiptare. ‘Sepse kampet janë dehumanizuese dhe krijojnë probleme me popullsinë’, ka thënë ai.

 

Edi Rama ka pranuar gjithashtu se Shqipëria po përpunon një plan për integrimin e tyre në shoqëri, duke filluar që me fëmijët. Ai ka shtuara se jo të gjithëve do tu jepet viza për të shkuar në SHBA dhe disa prej tyre do të mbeten gjithmonë në vend.

‘Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë ti integrojmë në sistemin tonë mediatik’, zbuloi Rama.

Nuk kanë munguar në këtë intervistë as kritikat për Europën, e cila sipas Ramës ka rënë peng e ksenofobisë dhe se etërit e saj themelues, do kishin pasur turp po në se do ta shihnin sot.

Shkrimi i 'Liberation'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...