Berisha: Ministri në hije i Republikanëve më doli zot, i quajti sulme politike

Tuesday, 21 September 2021 19:23

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Fieri edhe deklaratat e Lulzim Bashës se baza e PD është anti-amerikane.

“Tani ai ka dalë me sloganin se jemi me Amerikën. Por nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te transparenca, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë partner serioz i SHBA.

Këtë tubim tani ai e quan anti-amerikan dhe këto debate shpëtimtare për PD-në dhe demokracinë, qenkan anti-amerikane. Po pse? Sepse i duhet atij për karrigen e tij.

 

Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë. Por ne kurrë nuk do fitojmë nëse nuk jemi një parti sovrane.

 

Prova e parë që del për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës apo të fëmijëve të tij, Sali Berisha merr masë ndaj vetes. Por Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve,” tha Berisha.

Sipas tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të republikanëve në SHBA, Richard Grenell e ka mbrojtur, duke thënë se vendimi ndaj tij është politik.

“Ne jemi aleatë të republikanëve në SHBA. Idhulli im ka qenë Regan.

Ministri në hije i republikanëve, në konferencën më të madhe vjetore të kësaj partie, ka deklaruar se Sekretari i Shtetit Blinken e ka përdorur ligjin si armë kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar, për të mos lejuar ardhjen e tyre në pushtet, nën ndikimin e George Soros. Ky njeri, që është më i informuari në botë, nuk do i dilte zot Berishës nëse nuk do kishte informacionet e tij,” tha Berisha, duke shtuar se Basha nuk bëri dot as këtë gjë, që të shprehej si republikanët amerikanë, se akuzat janë politike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...