Kryetari i PD në Vlorë: Do jem te 'Foltorja' e Berishës, pjesëmarrja do jetë shumë e lartë

Premte, 24 September 2021 13:26

 

Pasi konfirmoi ditën e sotme se do të jetë pjesë e Foltores së radhës së ish-Kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Vlorës, kryetari i PD-së në këtë qytet, Genc Deromemaj ka shpjeguar se do të marrë pjesë në takim si një demokrat.

‘Do marr pjesë në një dëgjesë, si një demokrat, të ndërmarrë nga ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha. Besoj do të ketë pjesëmarrje goxha të lartë’, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë penalizim për ata që marrin pjesë në takim, Genc Deromemaj thotë se nuk beson që kjo gjë do të ndodhë.

 

‘Jo në mënyrë absolute. Unë jam demokrat dhe ne demokratët kemi vlera të jashtëzakonshme dhe udhëhiqemi nga liria. Kam bindjen e plotë që kushdo që do të marri pjesë nuk do të ketë asnjë lloj penalizimi. Nuk do të ketë as të penalizuar’, deklaroi ai.

 

Për sa i përket lajmeve se ka pasur presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës gjatë takimit me Bashën, ai mohoi kategorikisht këtë gjë.

‘Marrëdhëniet me Bashën janë shumë korrekte. Para disa ditësh në një takim thërritur nga kryetari i partisë, kemi diskutuar për situatën dhe kemi marrë orientimin për të ruajtur pozitat e partisë. Në takimin që kam marrë pjesë as nuk është tentuar të artikulohet kjo. Thjesht u orientuam për situatën ku ndodhemi. Ishte një shpjegim për situatën ku ndodhemi. Nuk kemi të bëjmë ndarje mes mbështetësve. Unë mbështes çdo lloj lëvizje demokratike që në thelb ka parimet. Pas kësaj lëvizje PD do të jetë më e fortë për t’u përballur me mazhorancën’, theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...