Sherr në PD, Shehaj përplaset me Bashën: Ke 75 % të bazës kundër

Premte, 24 September 2021 16:30

 

Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka pasur me krerët e degëve të Tiranës. Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin e të sqarojnë arsyet e vendimit për përjashtimit të Berishës dhe sa të vështirë e ka pasur ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë Agron Shehaj që i ka kërkuar që të dal vetë e të sqarojë bazën, në një kohë që 75 % të sajën e ka kundër. Pas përplasjeve verbale Shehaj ka braktisur sallën, ndërkohë që pjesë e madhe e drejtuesve të degëve mungonin në këtë mbledhje

 

Debate të ashpra e sherr mes Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt është panorama e mbledhjes së kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur me kryetarët e degëve në Tiranës.

 

Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë me dije se Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të takohen me anëtarësinë dhe ti shpjegojnë se sat ë vështirë e ka pasur ai vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha.

Por në këtë moment, ka ndërhyrë deputeti Agron Shehaj, I cili me tone të ashpra i ka kërkuar Bashës që të dal vetë e të sqarojë demokratët në një kohë që 75 % të tyre e kanë kundër. Në këtë moment në ndihmë të kreut të selis blu ka ardhur deputetja Grida Duma e cila ka spostuar debatin mes saj dhe Agron Shehajt.

Në momentin që situata është tensionuar së tepërmi deputeti Shehaj ka braktisur mbledhjen dhe është larguar. Mësohet se në këtë mbledhje ishte vetëm një pjesë e drejtuesve të degëve, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë munguar.

Ndërkohë sipas po të njëjtave burime, mësohet se kryetarët e degëve i kanë raportuar Bashës, se anëtarësia e Partisë Demokratike është kundër tij, madje këto qëndrime nuk i kanë fshehur as në reagimet e tyre në rrjetet sociale apo me mesazhe dërguar drejtuesve të degëve.

Përballë kësaj situate, Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet për ti thënë të kundërtën, por duket se pjesa më e madhe e drejtuesve në bazë nuk kanë marrë përsipër justifikimin e vendimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...