Tritan Shehu:Beteja per te drejten e komisioneve parlamentare, nje beteje totale per te ndalur kete rregjim!

Saturday, 25 September 2021 13:23

Beteja per te drejten e komisioneve parlamentare, nje beteje totale per te ndalur kete rregjim!
Vendimi talebanesk per te mos lejuar mbledhjet direkte te Komisioneve Parlamentare eshte “grusht shteti” ndaj Parlamentit.
Eshte nje goditje ndaj demokracise ne rrugen pa krye te thellimit te autokracise.
Eshte nje vendim tipik i autokracive lindore, qe jo vetem e inspirojne, por dhe kondicionojne e kontrollojne Ramen e rregjimin e tij, duke e perdorur per interesat e tyre ne Rajon.
Eshte nje vendim, qe kerkon te neperkembe e mbylle gojen jo vetem opozites e deputeteve te saj.
Ai godet edhe deputetet e maxhorances duke i kthyer ata keshtu ne “memece” e sejmene te atij Kryeministri.
Ai vendim godet po kaq rende edhe median, duke e larguar ate nga deputetet, debatet, duke tentuar ta shurdhoje ate, me qellimin e vetem per ta detyruar keshtu te heshte.
Por mbi te gjitha ne kete menyre ai godet opinionin shoqeror, te drejten themelore te tij per informacion, per te qene ne brendesi te zhvillimeve e aktiv ne shoqeri, duke tentuar ta ktheje ne nje qenie pasive e pa shqisa.
Dhe te gjitha keto ai perpiqet t’i realizoje me menyra bizantine, si skuth, duke u fshehur mbas nje “vendimi” te atij komiteti famekeq, qe eshte krejt jashte kontekstit te masave te pergjitheshme epidemiologjike ne Shqiperi.
Vetem Kim Jong-un mund te guxonte te vendoste nje Komitet te tille para Parlamentit e ta perdorte ate si “mish per top” per te goditur sovranitetin e tij.
Prandaj nje veprim kaq i rrezikshem, duhet perballuar nga te gjithe bashke, duke e kthyer ne nje beteje totale ne perballje me autokracine, ndryshe….

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...