Meta vlerëson me Dekoratën ‘Nderi i Kombit’, atletin e mirënjohur Gjergj Ruli

Saturday, 25 September 2021 18:17

 

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me Dekoratën “Nderi i Kombit” atletin e mirënjohur dhe drejtuesin e Federatës së Atletikës, Gjergj Rulin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta ka shkruar se vlerësimi i merituar është shprehje e mirënjohjes për kontributin e shquar të dhënë prej tij për zhvillimin cilësor të atletikës në vendin tonë.

Me tej Meta ka shkruar se atletika meriton të mbështet si një mundësi në shumë disiplina.

Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në Durrës, me rastin edhe të 60-vjetorit të tij të lindjes, së bashku me urimet më të ngrohta, i akordova sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, njërit prej legjendave dhe krenarive të atletikës dhe sportit shqiptar, Gjergj Ruli.

 

Vlerësimi i merituar është shprehje e mirënjohjes për kontributin e shquar të dhënë prej tij për zhvillimin cilësor të atletikës në vendin tonë, si kampion dhe rekordmen i rezultateve të shkëlqyera, fitues i qindra titujve e trofeve brenda e jashtë vendit, por edhe si trajner i kampionëve të rinj, si Izmir Smajlaj, që po lartësojnë imazhin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare.

Kënaqësi, që ishin sot me ne edhe Presidenti i Atletikës Europiane dhe shumë personalitete ndërkombëtare të atletikës.

Atletika, mbretëresha e të gjitha sporteve, meriton të mbështetet më shumë si një mundësi e shkëlqyer për të arritur rezultate të larta në shumë displina, për promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave sportive kombëtare, por njëkohësisht edhe për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe orientuar ata drejt rrugës së suksesit”, shkruan Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...