Basha i pranon Nokës që ka marrëveshje me Ramën për zgjedhjet lokale

Diel, 26 September 2021 14:19

 

 

Edhe mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Ka qenë ish-Ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, i cili është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha.

Noka e ka akuzuar Bashën se e ka kthyer në thërrime kauzën e tij politike, atë që kryedemokrati e cilësonte si “masakrën zgjedhore”.

 

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Basha, i cili i është përgjigjur deputetit se ka folur për “masakrën zgjedhore” në çdo dalje.

 

Bie në sy se gjatë debatit, Basha është shprehur se nëse demokratët duan zgjedhje lokale, ato mund të bëhen për dy javë.

 

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Nokës. Ai ka thënë se kjo tregon se mes Bashës dhe Edi Ramës ka një marrëveshje.

Basha tentoi disa herë të shmangej me lojë fjalësh, por Noka insistoi se pikërisht kjo deklaratë është tregues i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...