Presidentja e Komisionit Evropian mesazh para vizitës në Shqipëri: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane

Tuesday, 28 September 2021 09:08

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para vizitës në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka dhënë një mesazh të qartë.

Me anë të një status në rrjetet sociale ajo shkruan se me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndan një të ardhme të përbashkët evropiane.

“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke u dhënë mundësi të rinjve tanë”, shkruan Leyen.

AXHENDA E TAKIMEVE

Gazeta “Panorama” zbardh axhendën e vizitës zyrtare, e cila do të nisë me ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave në orën 08:50. Në orën 09:00 ajo do të takohet me Kryeministrin Rama dhe më pas do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë, e cila u rindërtua me fondet e BE-së në kuadër të programit “EU4Schools” pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Pas takimit, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila është programuar për në orën 11:15 minuta. Ndonëse nuk ka një orar të caktuar të pritjes, sipas ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, Leyen do të takojë edhe Presidentin Ilir Meta.

Të martën pasdite ajo do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe Presidentin Stevo Pendarovski. Të mërkurën në mëngjes Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Ðukanovi dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiæ. Më pas Presidentja do të mbërrijë në Beograd, Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç të mërkurën dhe Kryeministren Ana Brnabiç të enjten. Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...