Rikthimi i vizave/ Del dokumenti i rëndë, Gjermania: Ky është opsion real

E mërkurë, 29 September 2021 14:14

 

Liberalizimi i vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa vende të tjera si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina shihej si arritja më e madhe e Bashkimit Europian. Por një ditë pasi Reuters raportoi se Bashkimi Europian për herë të parë po deklaron se zgjerimi i BE-së nuk është i garantuar, vjen një lajm edhe më i rëndë.

Agjencia e Brukselit, EuObserver raporton se një dokument i brendshëm i Bashkimit Europian sugjeron se mund të rikthehet lëvizja me viza për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tre vendeve të tjera.

 

Shkak janë bërë abuzimet me lejet tremujore të lëvizjes së lirë në BE dhe kërkesat e shumta për azil.

 

Dokumenti mban datën 27 shtator, një ditë përpara se presidentja e KE, Ursula von Der Leyen të niste turin në rajonin tonë. Agjencia e Brukselit raporton se kërcënimi i rikthimit të vizave në rajon është më pranë se kurrë. Sipas agjencisë, kjo çështje po diskutohet në mënyrë aktive.

 

Në rast se BE bie dakord, mund të aktivizohet Mekanizmi i Pezullimit të Vizave. Ky mekanizëm për herë të parë ishte kërkuar të aktivizohej nga Holanda për rastin e Shqipërisë, por u refuzua nga Komisioni Europian.

Por tani çështja është më serioze dhe shtetet më të shqetësuar janë treshja kryesore e BE-së: Franca, Gjermania dhe Italia.

Madje Gjermania po udhëheq lëvizjen e pakënqësisë. Sipas Berlinit, rikthimi i vizave është opsion real.

Në rast se nuk do ketë përmirësime ose do ketë vetëm pak përmirësime në regjimin e lëvizjes së lirë, vizat do të rikthehen, raporton EuObserver.

Në dokument bie në sy fakti se Gjermania si një avokate e madhe e integrimit dhe lëvizjes së lirë, bie dakord që të rikthehet regjimi i vizave, duke fajësuar Shqipërinë, Serbinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën për situatën e krijuar.

Pavarësisht pandemisë, Gjermania thotë se ka regjistruar një numër të konsiderueshëm shkeljesh të lejeve të qëndrimit nga shqiptarët, moldavët dhe ukrainasit. Edhe Franca është e shqetësuar për Shqipërinë, por edhe për Gjeorgjinë.

Ky lajm vjen në prag të një samiti mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku priten disa zotime formale pa shumë ndikim në rrugën e integrimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...