Berisha u bën thirrje delegatëve: Ja pse duhet ta thërrasim Kuvendin Kombëtar

E mërkurë, 29 September 2021 18:59

 

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje nga Durrësi që të nisë mbledhja e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

“U ftoj ju, të dashur miq, të angazhohemi në një dialog mes të gjithëve demokratëve.

 

Ne do e bëjmë këtë Kuvend, në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do zgjidhni me votën tuaj kandidatët për kryetarë bashkie, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, sepse këtë e kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite. Kjo është praktika më e suksesshme në vendet më të zhvilluara të botës.

 

Kuvendi do sanksionojë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar.

 

Do mbledhim Kuvendin edhe për t’u afruar shqiptarëve alternativën që ata e kanë jetike. Deri më sot ata kanë vetëm një alternativë: largimin në rrugët e botës. Jo, ne do ofrojmë alternativën tonë.

E duam Kuvendin që të bashkohemi me të gjithë demokratët që rezistuan në kohërat më të vështira, me të gjithë demokratët që kanë transformuar Shqipërinë si kurrë ndonjëherë, me të gjithë demokratët që këto tetë vite, derdhën lumenj djerse por u shkelmuan sepse pengu kishte probleme të tjera dhe jo interesat tuaja dhe jo kombëtare. Me të gjithë të rinjtë, intelektualët, grupet e tjera shoqërore, që e duan Shqipërinë një vend të besueshëm dhe shpresëdhënës.

Ndaj ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin për të respektuar veten e tyre, për një mision të ri të forcës që i përkasin. Të mbledhin Kuvendin, të miratojmë platformat dhe ta bëjmë PD-në nj forcë politike sovrane dhe të besueshme, e cila ecën e sigurt drejt zgjedhjeve të ardhshme,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...