Lëvizja e lirë në rrezik/ Si aktivizohet pezullimi i liberalizimit të vizave

Premte, 01 October 2021 09:44

 

Mediat e huaja po raportojnë gjithmonë e më shumë se BE mund të rikthejë vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por si mund të pezullohet liberalizimi i vizave, arritja më e madhe në kuadrin e integrimit europian?

Nga Erisa Zykaj, ABC

 

Një raport i detajuar i grupeve të punës në gjirin e Këshillit të Bashkimit Europian (27 shtator) flet mbi një shqetësim në rritje të abuzimeve me lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen nga shtetet e Partneritetit të Lindjes dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria cilësohet nga Gjermania si një nga 10 vendet më problematike për abuzimin e lëvizjes së lirë, ndërkohë që Franca vazhdon të ketë problem numrin e kërkesave të pabazuara të azilit nga Shqipëria.

 

Në vitin 2018, Holanda kërkoi të aktivizohej mekanizmi i pezullimit të lëvizjes së lirë për Shqipërinë, por kjo kërkesë u refuzua nga Komisioni Europian. ABC ka shtruar pyetjen se ç’mund të ndodhë nëse ka një grup shtetesh që kërkojnë aktivizimin e pezullimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, të ashtuquajturin “Mekanizmi i pezullimit të vizave”. Burimet e BE-së shpjegojnë si funksionon mekanizmi:

 

Raporti vjetor i Komisionit Europian mbi lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen për vendet e treta ka për qëllim të monitorojë situatën për të mos marre masa specifike. Procedura për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit përcaktohet në nenin 8 të rregullores 2018/1806 dhe kërkon së pari që një shtet anëtar të njoftojë zyrtarisht Komisionin Europian që ka abuzim, ose që Komisioni të ketë informacion mbi një ose më shumë nga rrethanat e mëposhtme për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit:

-Një rritje të konsiderueshme të numrit të personave të cilëve ju është refuzuar hyrja ose që kanë qëndruar në një nga shtetet anëtare tê BE pa të drejtë për ta bërë këtë
-Një rritje të konsiderueshme në numrin e kërkesave të pabazuara për azilit
-Një rënie në bashkëpunimin me vendet e treta për rikthimin dhe ripranimin e personave në situatë tê jashtëligjshme në shtetet anëtare
-Një rrezik i shtuar ose kërcënim i menjëhershëm për politikën publike ose sigurinë e brendshme të shteteve anëtare, në veçanti një rritje të konsiderueshme të veprave të rënda penale

I takon Komisionit të vendosë nëse duhet të aktivizohet mekanizmi. Nëse rrethanat e mësipërme raportohen nga të paktën një shumicë e thjeshtë e shteteve anëtare, në këtë rast veprimi duhet të ndërmerret. Nëse Komisioni vendos të aktivizojë mekanizmin, ai mund të miratojë një vendim zbatues që pezullon liberalizimin e vizave për kategori të caktuara personash për 9 muaj.

Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë mund të miratojë një akt të deleguar që pezullon liberalizimin e vizave për të gjitha kategoritë e personave për 18 muaj. Nëse situata ende nuk përmirësohet, Komisioni mund të paraqesë një propozim legjislativ për ta transferuar vendin “abuzues” në listën e vendeve që duhet t’i nënshtrohen regjimit të vizave. Nëse arrihet ky hap i fundit, vendimi në Këshill do të ishte me shumicë e cilësuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...