LSI ankimon në Kushtetuese, ligjin që lejon abuzimet me pronat publike

Premte, 01 October 2021 14:05

 

Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka bërë ankimim sot në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet dhe shtesat në Ligjin për Qeverisjen Vendore.

Caka tha se ndryshimet në ligj tjetërsojnë kompetencat e Këshillit Bashkiak në lidhje me pronat publike dhe dhënien në përdorim ndaj personave të tretë dhe rrit mundësinë e abuzivizmit nga kryetarët e Bashkive dhe të Këshillave Bashkiakë.

“Sot ishim në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar një kërkesë lidhur me shfuqizimin e ndryshimeve dhe shtesave që atakojnë ligjin për qeverisjen vendore, - tha Caka. - .Është një ligj antikushtetues i miratuar nga mazhoranca e mëparshme që fatkeqësisht është dhe mazhoranca aktuale. Në mënyrë të përmbledhur më lejoni të shpjegojë çfarë përmban ky ligj antikushtetues në gjykimin tonë.

 

Ligji synon të ndryshojë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave publike në favor të të tretëve. Ligji i ri synon ta tjetërsojë këtë kompetencë. Mbi të gjitha tjetërsimi jo vetëm që bën ndarjen e tjetërsimit të dhënies së pronës publike nga dhënia në përdorim, por njëkohësisht synon që këto kompetenca t'i bëjë në mënyrë jo transparente, pa kritere dhe çka e bën një praktikë abuzive në duart e kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të këshillave bashkiakë.

 

Ndryshimi i dytë që na shqetëson më tepër është shumica me të cilat kryhet vendimmarrja, ligji i vjetër kërkonte një shumicë të cilësuar, ligji i ri kërkon një shumicë të thjeshtë.

Ishte komisioni i Venecias ai që rekomandonte se çështje me interes publik, duhet të kalonin përmes votimit me shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë, është ky kontroll, zëri ndryshe ai që përcakton se cili është interesi më i madh i qytetarëve. Ne nuk duhet të heqim dorë nga votimi me 3/5 dhe 2/3.

Vendimarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku të përfshihet dhe opozita dhe mazhoranca, por kjo është një praktikë e ndjekur shpesh nga mazhoranca aktuale dhe ndaj sot ne jemi këtu si qytetarë dhe si politikanë.

LSI ka në plan të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një masë të madhe ligjesh që i kemi punuar gjatë kësaj kohe. Ne duhet të mos mbesim më në rrafshin e denoncimeve, çdo ligj që ne e konsiderojmë që shkel interesin e qytetarëve”, tha Caka

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...