Shkodrani në pritje të Berishës: Basha është i mbaruar, të heqim Ramën

Premte, 01 October 2021 18:12

 

Teksa prisnin mbërritjen e ish-kryeministrit Sali Berisha pranë kinema 'Milenium', qytetarët shkodranë dhe mbështetës demokratë shprehen se mbështesin lëvizjen e liderit historik të PD.

Për gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizani, një qytetar shkodran u shpreh se Lulzim Basha është i larguar tashmë nga drejtimi i PD, ndërsa bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të larguar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij i ka sjellë mjaft dëme vendit.

 

"Nuk është problem të heqësh Lulzim Bashën, se ai i hequr është dhe i mbaruar, por duhet hequr krimineli, hajduti dhe mashtruesi Edi Rama. E kuptoni kush na drejton sot, një palaço, një i pafytyrë që di vetëm të vjedhë. S'i ka bërë asnjhë të mirë këtij vendi në 8 vite. Basha është i mbaruar", u shpreh ai.

 

Sali Berisha u prit me entuziazëm nga qytetarë dhe mbështetës në Bushat, po njësoj siç është pritur edhe në katër foltoret e para. Berisha nisi në 16 shtator në Tiranë 'Foltoren' me demokratët, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, dhe vijoi më pas në Fier, Vlorë, Durrës dhe sot në bastionin e demokratëve, në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...