“Cilësia e parë për një lider, mos të ketë frikë nga ndryshimi”, Meta: Largimi i të rinjve, plagë e madhe sociale. Atdheu është këtu!

Saturday, 02 October 2021 12:24

 

Presidenti Ilir Meta teksa mori pjesë në ceremoninë e ‘Lutjes së mëngjesit’ në Pogradec dha disa mesazhe për qytetarët shqiptar, ku foli për shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit theksoi se një ndër plagët që po vuan sot Shqipëria është largimi i të rinjve nga vendi, ndërsa nënvizoi faktin se demokracia garanton një shoqëri të drejtë dhe të begatë.

“Janë vlerat ato që do të na ndihmojnë për të kapërcyer vështirësitë aktuale dhje për të ndërtuar një shoqëri më të qëndrueshme dhe njerëzore. Teksa ndodhemi në Pogradec kujtojmë edhe fjalët e të madhit Lasgush Poradeci: Të gjithë marrin jetë prej flakës që ndrin”. Janë këto vlera që do të na ndrijnë të ardhmen. Në fund të fundit të rinjtë tanë mund të ikin kudo në të gjithë botës dhe mund të gjejnë të mira materiale, por atdhe nuk gjejnë dot. Ai është këtu! Procesi i integrimit të vendit në BE kërkon që të kemi demokraci më të madhe institucionale, një shtet të së drejtës, ku respektohen të drejtat individuale dhe ku ruhet pasuria njerëzore. Vendi ynë po përballet me sfidën më të madh të largimit të rinisë, kjo është plagë e madhe sociale dhe është sfidë serioze për të ardhmen e vendit.

 

Të rinjve do t’ju duhet t’ju ofrojmë më shumë shpresë dhe të arsimuarve vende pune, për të sjellë progres për vendin tonë. Vlerat e demokracisë janë udhërrëfyes për vendin tonë. Vendimmarrje gjithëpërfshirëse, dhe drejtësi shoqërore, pasi ‘ka të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet’, thuhet te fjalët e urat. Sa i takon debatit, ‘mendimi i ri, truri i ri’ dua t’ju kujtojë se ne në Shqipëri kemi pasur përvojën e ‘njeriut të ri’ që na la pasojën katastrofike. Sa i takon debatit për lidershipin, do theksoja se lidershipi në radhë të parë kërkon kurajo, karakter, moral dhe forcë. S’mund të ushtrohet lehtësisht nga kushdo. Cilësia e parë për një lider është se nuk duhet të ketë frikë nga ndryshimi dhe se duhet të ndjekë rrugën e ndryshimit. S’duhet të ndjekë ndryshimin, por të bëjë shumicën drejt ndryshimit, t’i bindë ata. Kam dhe një lutje që e kam përzemër, pasi kemi përvoja të tjera. këtë e kam për të gjithë ju dhe ata që vuajnë shumë në luftën e tyre të përditshme për çështje të drejta; Zoti i bekoftë vuajtjet e të gjithë njerëzve që luftojnë për të drejtat, pasi kjo i shërben të gjithëve!”, pohoi Meta.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...