A i druhet shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese? Presidenti Meta: Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar, faktorë të jashtëm dhe të brendshëm kanë…

Saturday, 02 October 2021 13:08


Presidenti Ilir Meta thotë se çeshtja për shkarkimin e tij është thjesht politike dhe se është i pashqetësuar nga një vendim që mund të marrë Gjykata Kushtetuese.

Nga Pograqdeci në një prononcim për mediat, Meta tha se është “krenar” për veprimtarinë e tij para zgjedhjeve parlamentar “në mbrojtje të kushtetutës”, e cila deklaroi kreu i shtetit “është sulmuar në mënyrën më armiqësore po dhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme”.

Pyetje: Pritet që më 14 tetor Komisioni i Venecias të japë opinionin mbi shkarkimin tuaj a keni pasur bisedime me kete komision dhe a i druheni shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese?

Presidenti Ilir Meta: Jam i zhgënjyer për pyetjen tuaj se nuk ekziston një cështje e tillë ajo është vetëm një çështje politike që jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljen e të tjerëve se sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës.

Jam shumë krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të kushtetutës e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore po dhe më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme në raport edhe në proceset e integrimit evropian që duhet të ishin celur negociatat me kohë në rast e do ishin marrë në konsideratë propozimet dhe përjekjet e presidentit për të kapërcyer krizat e mirëstrukturuara dhe zgjedhjeve të paligjshme vjetore dhe të kapjes me cdo cmim të Gjykates Kushtetuese

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...