NGA ILIR ALLKJA/TË MBËSHTESIM LULZIM BASHËN ?

E Enjte, 07 October 2021 13:46

TË MBËSHTESIM LULZIM BASHËN ?

Në disa media, në disa rrjete sociale dallojnë idhtarë të Lulzim Bashës që rreshtohen, përpiqen, përbetohen në përkrahje të tij, si e vetmja rrugë që PD të bashkohet e të nxjerrë vendin nga gremina.

Pyes e pyes veten se përse duhet mbështetur Lulzim Basha, e përgjigje nuk gjej dot ...

- duhet mbështetur Lulzimi sepse e nxori PD në çadër për 3 muaj, e më pas bëri marrëveshje nën mëngë me Ramën, duke arritur rezultatin më të ulët historik në 2017 për PD?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse e nxori PD nga parlamenti, pa marrë asnjë miratim nga partnerët ndërkombëtarë duke i dhënë liri të plotë Ramës të shkatërrojë kushtetutën, e të prodhojë ligje për të çimentuar rregjimin?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse shuajti ngadalë zëmërimin popullor kundër rregjimit të Ramës, në revoltën popullore të pranverës 2019, duke i rrotulluar protestuesit në një peligrinazh idiot rreth kryeministrisë?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse nuk hyri në zgjedhjet lokale 2019, përkundër këshillave të ndërkombëtarëve?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse i dhuroi në tavolinë gjithë pushtetet Ramës?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse ai dhe vetëm ai, kristalizoi bindjen se Edi Rama nuk rrëzohet?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse hartoi një listë humbëse kandidatësh përgjithësisht klienteliste, me njerëz pa asnjë profil publik, e pa kontribute në PD?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse nuk ndërmori asnjë aksion konkret për mbrojtjen e votës, përkundrazi as reagoi në kohë për blerjen masive të zgjedhjeve, për vjedhjen e të dhënave etj?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse ka humbur 2 herë zgjedhjet lokale e 2 herë zgjedhjet e parlmentare?
- duhet mbështetur Lulzimi sepse i fillon luftërat pasi mbaron betejat?

Ju që doni të mbani në krye të PD, Lulzim Bashën, a nuk keni një fije dhimbje që populli opozitar është ose rrugëve të Shqipërisë i papunë ose rrugëve të botës në ekzil?

Vendi jonë, Shqipëria duhej të ishte vendi i të gjithë shqiptarëve, e jo çerdhja e banditëve të rrilindjes dhe e sahanlëpirësve të tyre!

Ju që vazhdoni të ngulni këmbë se një humbës, një kolaboracionist (me/pa dashje ska rëndsi) me rregjimin më të zi që ka njohur Shqipëria, është zgjidhja më e mirë për PD, a e kuptoni se sa pushtet po vazhdoni ti falni Edi Ramës?

Unë nuk pretendoj që të jeni të gjithë dakort me mua (kjo është mendësi komuniste, e unë e urrej komunizmin), por do të më vinte mirë, që të shkruajnë ata që kanë bërë të paktën gjysmën e betejës time në mbrojtje të lirisë, të vërtetës e demokracisë e kundër rregjimit, ata që e kanë provuar dhunën e diktaturës që në fëmini e deri tani.

Le të flasin ata që janë persekutuar, janë përndjekur e janë diskriminuar, si unë e familja ime nga komunistët e nga rilindasit.

Ata që e duan këtë këllirë ku jemi katandisur të vazhdojnë ta duan, por në heshtje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...