Mbyllet Foltorja e Elbasanit/ Berisha: Na duhet shpejtësia, duhet të kapim kohën e humbur

Premte, 08 October 2021 20:25

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e mbylli takimin e Elbasanit mes entuziazmit të jashtëzakonshëm. Edhe kjo Foltore u prit me shumë interes, ndërkohë që Berisha premtoi se partia do bashkohet dhe do hapet për të ardhur më shpejt në pushtet.

“Ne do bëjmë gjithçka të bashkojmë të gjithë demokratët. A e kemi të mundur plotësisht? U bashkuam dhe fituam.

 

Unë u them ju, me ata që u bashkuam, me të cilët kishim pasur vite me ndarje dhe kundërshti të thella, unë i ftova me zemër të hapur.

 

 

Pse i ftova? Ky udhëtimi ynë është një udhëtim ku secili bën një kontribut, vendos disa tulla në këtë mur, do të largohet, do të rikthehet, është vendimi i tij.

 

Me ata që erdhën, unë kam bashkëpunuar në mënyrë absolute pa asnjë dallim me ata që i kisha të pandarë.

Ndaj unë jam i vendosur që çdo kontributor në këtë parti, që ka ruajtur vlerat dhe normat që ndajmë dhe besojmë, të rikthehet dhe të vazhdojmë udhëtimin.

Sikundër jam i vendosur të bëj gjithçka për të sjellë flukse të reja, flukse të kualifikuara, të shkolluar mirë, që të ecim me shpejtësi.

Ne na duhet shpejtësia. Gjithmonë e kam pasur dhe e kam një problem që nuk më ndahet kurrë: ne jemi kohëhumbur si komb, ndaj duhet të kapim kohërat,” tha Berisha.

“Do krijojmë ekipin më të shkëlyer që kemi pasur ndonjëherë dhe do vijmë në pushtet,” theksoi Berisha, duke u shoqëruar me brohorima

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...