Berishës në Elbasan i bashkohet edhe në tjetër deputet që braktis Bashën (emrat e 8 disidentëve)

Saturday, 09 October 2021 13:28

 

Deputeti i fundit që i është bashkuar “Foltores” së Beërishës në Elbasan është Luciano Boci. Ai e ka pritur ish liderin e partisë në derën e teatrit të qytetit dhe është ulur në radhën e parë gjatë bashkëbisedimit të tij me demokratët e qytetit. Boci bëhët deputeti i që ka braktisur Bashën pas vendimit të tij për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, pas shpalljes së tij non grata.

 

Besnikërinë ndaj Berishës e konfirmoi pak ditë më parë i Korçës, Edmond Spaho i cili foli publikisht për bunkerizimin e PD-së. Spaho kërkoi hapje të Partisë dhe dëgjimin e antarësisë si rruga e vetme për të dalë nga kriza.

 


Para tij ishte Oerd Bylykbashi që u shfaq në takimin e Foltores në Durrës, duke dalë publikisht në krah të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha. Në një status në Facebook, Bylykbashi sqaroi: Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij.

Në Vlorë, ishte drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj që iu bashkua Foltores së Berishës. Leskaj nuk foli për mediat, por me praninë e tij në takim, u duk se e dha mesazhin për Lulzim Bashën, me të cilin kishte pasur pakënaqësi për listën e kandidatëve para zgjedhjeve.

Në Fier, ishte Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores së Sali Berishës, që lëshoi akuzat e forta për kryetarin aktual, Lulzim Basha nën ovacionet e militantëve demokratë. Pas takimit, Baçi tha: “Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht”.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi, dy deputetët më të vendosur për t’i dalë në krah atij, ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka. Të dy këta e pritën poshtë shtëpisë Berishën, një ditë pas vendimit, duke dhënë mesazhin se do të qëndronin krah tij. Pak orë më pas përjashtimit, Berishës iu bashkua edhe Tritan Shehu që e shoqëroi atë edhe në Gjirokastër

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...