Balliu: “Foltorja” e Berishës ka ringjallur shpresë, largimi i Ramës është në interes kombëtar

Saturday, 09 October 2021 20:03

 

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se struktura e Partisë Demokratike po merret me mobilizimin dhe rregullin e situatës brenda saj.

I ftuar në edicionin e lajmeve “Ora News”, Balliu thotë ‘Foltorja’ e ish-Kryeministrit Sali Berishës, i nevojitet opozitës për përballjen me Edi Ramën.

Klevis Balliu: Lulzim Basha e ka të pamundur që të mbledhë njerëz. Tani e ka të pamundur të ftojë njerëz në ditëlindje e jo më në protestë. E gjithë struktura e PD po merret me mobilizimin dhe rregullimin e të gjithë situatës brenda partisë. Armiku themelor dhe një nga arsyet kryesore se përse ‘Foltorja’ i nevojitet opozitës dhe mbarë vendin është përballja me Edi Ramën. Kjo është arsyeja se përse vijnë njerëzit. Kanë parë që lidershipi aktual nuk ka asnjë plan për t’u përballur me Edi Ramën.

 

Përsa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, Balliu tha se do zhvillohet sapo të mblidhen të gjithë firmat nga delegatët.

 

Plani i Ramës për krizën energjetike, Basha: Po fsheh vjedhjen përmes OSHEE, siç bëri me tenderat në pandemi
Klevis Balliu: Basha me përjashtimin e Berishës goditi në mënyrë frontale opozitën. Berisha në këto vite është simbol i opozitarizmit. Kuvendi do të mblidhen sa të bëhen të gjitha firmat. Numri i kërkuar statusor është kaluar. Foltorja ka rikthyer një entuziazëm të jashtëzakonshëm tek demokratët, ka ringjallur shpresën dhe sot Berisha në sytë e demokratëve është drita në fund të tunelit, për të dalë nga bataku i humbjeve.

Balliu tha Kryeministri Rama duhet të largohet pasi largimi i tij është në interes kombëtar.

 

Klevis Balliu: Mendimi im është se Edi Rama dhe largimi i Edi Ramës është në interes kombëtar. Përsa kohë që Rama është aty, ne do shohim çmime që rriten dhe krime që rriten

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...