NGA ILIR ALLKJA/KRYEMINISTËR I PADITUR APO SADIST ?!

Diel, 10 October 2021 09:59

 

Kush e njeh sado pak historinë e Shqipërisë e di shumë mirë që shqiptarët në periudha të ndryshme që nga koha e Skënderbeut kanë përjetuar mungesën, madje kanë vdekur për kafshatën e bukës, që ti zoti kryeministër j'ua takson shqiptarëve që të votojnë.
Disa herë shqiptarët kanë vuajtur ZINË E BUKËS. Por ti, etërit e tu, pjella jote kanë njohur vetëm zinë e moralit, e prandaj zotrote shprehesh me avdallëk, se shqiptarët nuk paskan vdekur nga buka.

Mungesa e bukës ka shkaktuar shpesh pasoja për jetën e shqiptarëve, që nga nënushqyerja e deri tek vdekja.
Buka ju ka munguar shqiptarëve shkaqe të ndryshme, si luftërat, kushtet klimaterike e deri te masat shtrënguese të qeverive antishqiptare që kanë krijuan e monopole në tregun e miellit.

Në pranverën e vitit 1913, Shqipëria përjetoi zi buke, e vërtetuar kjo nga një intervistë e z. Ismail Bej Vlora, gazetarit Achille De Benedétti e botuar në gazetën ‘Il Giornale d’Italia”, ku z. Ismail me fjalë tronditëse tregon detaje rreth pasojave tragjike të mungesës së bukës.

Viti 1916, në Shqipëri pllakosi përsëria ZIA E BUKËS, pasojë e së cilës kanë vdekur nga uria qindra shqiptarë, pasi tregtarët e drithit ndaluan të sillnin drithë nga jashtë vendit. Shumë të vdekur ka patur në fshatrat e Labërisë e në Radhimë.
Në 6 prill të vitit 1916, popullsia e fshatrave të Vlorës, zbriti pothuajse e gjitha në qytetin e Vlorës, në kërkim të drithit për bukë. Shumë njerëz filluan të vrisnin veten për shkak të urisë dhe pamundësisë për të siguruar bukën për familjet e tyre.

Në mars të vitit 1923 në Vlorë ka ndodhur demonstrata e bukës, pasi shqiptarët po përjetonin krizën më të madhe, mungesën e bukës, urinë masive, ZINË E BUKËS , e vërtetuar kjo nga gazeta e kohës “Politika”, e datës 22 janar 1923 zoti kryeministër!

Krizë buke me pasoja dramatike ka ndodhur edhe në Korçë z. kryeministër e cila kulmoi me demonstratën e bukës me datë 21 shkurt 1936
Gjendja e rëndë ekonomike, pamundësia e sigurimit të bukës ishin shkaqet e demonstratës së Korçës e cila njihet në histori si “Demonstrata e bukës”, por ti ose nuk ke lexuar ose i injoron ata që vuajnë për kafshatën e bukës, z. kryeministër.

Çtë të them më, ti me siguri nuk ke dëgjuar për krizat e bukës në vitin 1941, 1945 etj, ti angazhohesh për të varfërit, por vetëm me një qëllim; ti shtosh ato sa më shumë, pasi vetëm duke i varfëruar ti mund ti blesh lirë, fare lirë, për kafshatën e bukës!

Nuk dua të të flas si mjek, ku ende sot në Shqipërinë që sundon ti, njerëzit e sidomos fëmijët vuajnë nga kequshqyerja e nënushqyerja, mijëra fëmijëve ju mungojnë qumështi e veza, pa përmendur fjetjen, kushtet e jetesës, arsimimin etj

Por ti kryeministër nuk e di as ke për t'ja ditur kurrë për ta, pasi kështu të intereson ta kesh Shqipërinë e shqiptarët; të vuajtur, të varfër, të uritur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...