Vasili: Kriza energjitike një farsë, duhen hetuar zyrat e OSHEE dhe të KESH

Diel, 10 October 2021 18:56

 

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë me Skype në Syri Tv, foli për krizën energjitike që ka prezantuar qeveria dhe rolin që ka SPAK.

Vasili thekson se kriza energjitike është farsë, duke shtuar se duhen hetuar zyrat e OSHEE-së dhe të KESH.

“Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të varfërve në Europë. Kriza që kemi është apokaliptike. Pushteti i Ramës ka hyrë në krizë të thellë. Rama bën deklarata me qëllime të qarta politike. Rama është një sadist dhe i papërgjegjshëm. Ai shton borxhet, vetëm bën që shqiptarët të nxjerrin para nga xhepi, me rroga që nuk dalin për të kaluar muajin me bukë.

 

 

Borxhi publik ka arritur 100 përqind. Kriza energjitike që na prezanton Rama është një farsë. SPAK të hetojë zyrat e OSHEE-së dhe të KESH. Duhet hetuar menaxhimi i energjisë. Rama ka përgjegjësi të rëndë penale. Nuk ka hetime, për shkak se Rama ka kapur drejtësinë. Kjo qeveri vjedh, sepse nuk ka drejtësi, se është e kapur”, deklaron Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...