Ligji për mediat, David Lega: BE e ka bërë të qartë, vetëm në përputhje me rekomandimet e Venecias

Hënë, 11 October 2021 19:17

 

Paralajmërimi që përcolli mesditën e sotme kryeministri Edi Rama se nuk kishte ndryshuar aspak qasje nga synimet e vjetra të qeverisë, lidhur me median online, ka sjellë reagimin e eurodeputetit David Lega.

Lega, anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, shprehet përmes një postimi në Twittter se deklarata e Ramës sot e kishte suprizuar jo pak. Ai deklaron se ligji është kritikuar fort nga BE, duke kujtuar se ligji për mediat online, duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

"U befasova kur mësova se ndryshimet (e kritikuara fort) të Ligjit të Medias në Shqipëri janë edhe një herë në axhendën e Parlamentit shqiptar. BE -ja ka qenë e qartë: ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të merret në konsideratë!", shkruan Lega në Twitter.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në tryezën e OSBE-së me temë "Media në Europën Juglindore" se nisma antishpifje e rrëzuar më herët nga Venecia, do të rikthehet sërish.

Kreu i qeverisë tha se është i domosdoshëm një ligj për rregullimin e me ligj të portaleve.

Ai kritikoi median online, duke folur për fenomenin e përhapjes së lajmeve të rreme. Por që në fakt shqetësimi për 'fake news' fsheh në vetvete qëllimin për krijimin e mekanizmave qeveritarë për të kontrolluar mediat në tërësi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...