Edmond Spaho: Lul boll me dëbime, nis me internime dhe pushkatime!

Tuesday, 12 October 2021 10:37

 

Një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, i cili është pozicionuar së fundmi hapur pro lëvizjes “Foltorja” të iniciuar nga Sali Berisha, ka bërë një reagim cinik ndaj shkarkimit të Flamur Nokës prej Lulzim Bashës.

Spaho në faqen e tij në Facebook, i bën thirrje Lulzim Bashës që të ndalet me shkarkime e të fillojë me internime, e pastaj mund të nis edhe me pushkatime, njësoj si Enver Hoxha. Gjithsesi sipas deputetit të Korçës, Luli nuk e bën dot Enverin, sepse është shumë qesharak dhe i mjerë.

 

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në '45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, ka shkruar Spaho sot.

 

Kujtojmë se mbrëmë natën vonë, Lulzim Basha, pa mbledhur asnjë forum, mori vendimin personal, për të shkarkuar nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në parlament Flamur Nokën dhe e paralajmëroi njëkohësisht, për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së. Noka së fundmi, përveçse ka qenë mjaft aktive me “Foltorja”, ka qenë edhe një zë i fortë kundër kryetarit Bashan në mbledhjet e kryesisë së partisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...