Berisha-Ramës: Ato daulle bien për ty, nuk do ta gëzosh mandatin e tretë

Tuesday, 12 October 2021 18:03

 

"Ato daulle bien për ty, nuk do ta gëzosh mandatin e tretë, Edi Rama".

Ky ishte mesazhi i fortë që ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli Edi Ramës nga 'Foltorja e Kukësit'.

Berisha u shpreh se Edi Rama keqqeverisi për 8 vite dhe nuk meriton të qëndrojë më në pushtet. Sipas tij, daullet e radhës për Edi Ramën do të bien përpara Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu protestë anti-qeveritare.

"Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat, dëgjoni pak ato daulle, po bien për ty. Mandatin nuk e gëzon dot ti, sepse ke vjedhur me qindra milionë, nuk e gëzon sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para në kontot për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk gëzon mandatin, dëgjoji prap ato daulle sepse ke përdorur patronazhistët, njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë për të terrorizuar shqiptarët.

 

Me atë daulle te Kryeministria e kemi radhën tani.

Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë, sepse kishte dhënë para për të blerë qëndrime pozitive gjatë zgjedhjeve. Para? Ai mund të ketë dhënë, por më shumë se Edi Rama s'ka dhënë kush në Europë. Ka dhënë 160 mln euro në zonat e tërmetit, i ka dhën ë 60 mln euro 'safetëve' të tij në Shqipëri për asfalte elektorale. Edvin, mos luaj me pengje se këto janë punë burrash dhe jo punë pengjesh", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...